Zhvillohet takimi i radhës me fokus mbi Reformën e re Administrativo-Territoriale, në Bruksel diskutohet për hapat e ardhshëm për forcimin e qeverisjes vendore në vend

🏛️ Në Bruksel, në Këshillin Konsultativ të Përbashkët (JCC) ku u zhvillua takimi i radhës me fokus mbi Reformën e re Administrativo-Territoriale dhe hapat e ardhshëm për forcimin e qeverisjes vendore në vend.
👥 Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e ministrit Z. Ervin Demo, kryebashkiakut Z.Gledian Llatja, Bashkëkryetar i JCC-së, anëtareve të komitetit kryebashkiakeve Zj.Emiriana Sako dhe Zj. Eriselda Sefa, kryetares së këshillit të qarkut Elbasan, Zj. Ermira Urupi dhe Zj. Adelina Farrici, Drejtoren Ekzekutive e #SHKBSH-së.
💬 Diskutimet u fokusuan në vlerësimin e arritjeve dhe sfidave të reformës së vitit 2015, duke theksuar nevojën për një reformë të re të bazuar në parimet e decentralizimit, autonomisë financiare të bashkive dhe forcimit të kapaciteteve vendore.
🌍 Përfaqësuesit e SHKBSH nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave rajonale, përmirësimit të shërbimeve sipas standardeve evropiane dhe rritjes së aksesit të bashkive në fondet e BE-së. U theksua gjithashtu nevoja për investime në dixhitalizimin e qeverisjes vendore.
🤝 Gjithashtu shprehën mirënjohje për mbështetjen e Swiss Development & Cooperation,Embassy of Switzerland in Albania Embassy of Sweden in Tirana, projektit Bashki të Forta dhe #NALAS, të cilët kanë kontribuar në forcimin e forumeve teknike me qëllim hartimin e dokumenteve strategjike per zhvillimin e qeverisjes vendore.
📄 SHKBSH ka përgatitur një dokument gjithëpërfshirës me rekomandime konkrete, rezultat i një konsultimi të gjerë me bashkitë dhe aktorët e interesit, me synimim e hartimit të një reforme që i përgjigjet nevojave të zhvillimit vendor dhe integrimit evropian 🇦🇱🇪🇺
keyboard_arrow_up