Zhvillohet takim me disa përfaqësues të bashkive, diskutohet mbi decentralizimin në sektorët e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë

📍 Javën e kaluar organizuam një takim pune me përfaqësues të Bashkia Shkodër, Bashkia Berat, Bashkia Kolonjë dhe Bashkia Divjake, ku në fokus të diskutimeve ishte decentralizimi në sektorët e bujqësisë 🧑‍🌾 arsimit 👨‍🏫 dhe shëndetësisë 🩺
🤝 Përtej vlerësimit të progresit në zbatimin e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe ministrive përkatëse, grupi i punës identifikoi një sërë rekomandimesh për avancimin e mëtejshëm të procesit të decentralizimit.
🌱 Në sektorin e bujqësisë u diskutua:
▪️ Rritja e rolit të bashkive në qiradhënien e tokës shtetërore;
▪️ Reformimi i shërbimit këshillimor bujqësor;
▪️ Formalizimi i qeverisjes ndërbashkiake për sistemet e ujitjes dhe kullimit.
📚 Në sektorin e arsimit:
▪️ Fuqizimi i rolit të bashkive në administrimin e arsimit parauniversitar;
▪️ Decentralizimi gradual i portalit “Mësues për Shqipërinë”.
🏥 Në sektorin e shëndetësisë:
▪️ Furnizimi i qendrave shëndetësore me pajisje mjekësore nga bashkitë;
▪️ Rritja e rolit të bashkive në planifikimin dhe menaxhimin e përditshëm të qendrave shëndetësore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)Swiss Development & Cooperationdhe mbështetur nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS), në funksion të forcimit të zërit të bashkive dhe konsolidimit të përfaqësimit të tyre në nivel kombëtar.
keyboard_arrow_up