Në bashkëpunim me NALAS dhe projektin “Financat Lokale”/SECO, organizuam takimin e Forumit të Financave Vendore me temë “Mbledhja e të ardhurave të veta nëpërmjet agjentit tatimor”, në Tirana International Hotel
.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Znj.Adelina Farrici (Drejtore Ekzekutive e SHKBSH), e cila theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të bashkive në mbledhjen e të ardhurave të veta dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë institucional në këtë drejtim 
Gjatë diskutimeve u prezantuan gjetjet e Anketës së Bashkive mbi marrëdhëniet me agjentin tatimor
, si dhe u ndanë praktika nga Bashkia Korçë mbi menaxhimin e të ardhurave përmes këtij modeli. Në vijim, përfaqësuesit e bashkive u angazhuan në grupe pune, ku diskutuan sfidat kryesore dhe praktikat aktuale në zbatimin e këtij mekanizmi
.
Në përmbyllje, u prezantua një model kontrate-tip për angazhimin e agjentëve tatimorë në mbledhjen e të ardhurave të veta
.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre
.





