Drejt një standardi të ri për Komunikimin Strategjik në Bashki, për ura më të forta komunikimi me qytetarët!

🤝 Drejt një standardi të ri për Komunikimin Strategjik në Bashki, për ura më të forta komunikimi me qytetarët!
📢 #SHKBSH organizoi takimin e I-rë të Forumit të Komunikimit, cili bëri bashkë zëdhënësit dhe zyrtarët e komunikimit të bashkive shqiptare. Patëm kënaqësinë të ndajmë eksperiencat e tyre me pjesëmarrjen e Znj.Majlinda Bufi dhe Znj. Juliana Memaj, kryetare bashkish që sollën në diskutim përvojën e tyre konkrete në komunikimin institucional me qytetarët.
📊 Gjatë takimit u prezantuan gjetjet e anketimit mbi kapacitetet komunikuese të bashkive dhe nisi puna për hartimin e Paketës së Udhërrëfyesit Strategjik, një dokument i standardizuar që synon të sjellë praktikat më të mira evropiane në funksion të një komunikimi më efektiv, profesional, transparent dhe gjithëpërfshirës. ✅
🎯 Fokus i veçantë:
🔹 Komunikimi Strategjik
🔹 Menaxhimi i krizave të komunikimit
🔹 Planet operacionale të komunikimit (SOP)
🔹 Lufta kundër dezinformimit dhe rritja e transparencës
💬 Përmes këtij forumi u krijua një hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e sfidave të përbashkëta dhe ndërtimin e rekomandimeve për forcimin e komunikimit publik në nivel vendor.
🇨🇭 Kjo nismë u mbështet nga projekti “Bashki të Forta“, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatuar nga Helvetas.
keyboard_arrow_up