Me mikpritjen e Kryetarit Z. Ervin Ceca, Bashkia Berat dhe pjesëmarrjen e Ambasadorit Michel Tarran, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e #SHKBSH-së, si dhe përfaqësues të Bashkia Dibër Faqja Zyrtare, “Bashkia Lushnje” dhe Bashkia Memaliaj, u zhvillua vizita e dytë në kuadër të nismës Peer-to-Peer (P2P).
Vizita krijoi një hapësirë të vlefshme për diskutime teknike, shkëmbim përvojash dhe identifikim të mundësive konkrete për replikim të këtij modeli në bashkitë përfituese.
SHKBSH mbështet dhe nxit iniciativa të tilla që forcojnë bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe sjellin zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet vendore. 





