SHKBSH organizon trajnimin e Forumit Social të Bashkive, diskutohen sfidat e përditshme dhe shkëmbehen praktika të mira

#ShKBSH organizoi trajnimin e Forumit Social të Bashkive me temë “Menaxhimi i Rasteve Emergjente të Fëmijëve në Rrezik dhe Viktimave të Dhunës në Familje”, duke mbledhur profesionistë të shërbimeve sociale nga bashki të ndryshme të vendit për të ndarë përvoja, diskutuar sfidat e përditshme dhe shkëmbyer praktika të mira në menaxhimin e rasteve emergjente.
📘 Gjatë trajnimit u prezantua Protokolli për Menaxhimin e Rasteve Emergjente të Fëmijëve në Rrezik dhe Viktimave të Dhunës në Familje, një instrument praktik që synon të mbështesë profesionistët vendorë të veprojnë me shpejtësi, qartësi dhe profesionalizëm në situata emergjente.
💬 Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit identifikuan mënyra konkrete për përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional 🤝, dokumentimit të rasteve 📑 dhe ofrimit të shërbimeve mbrojtëse në nivel vendor.
👉 Aktiviteti u realizua nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me NALAS dhe me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation🇨🇭.
keyboard_arrow_up