Gjatë forumit u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin e kapaciteteve profesionale të administratës vendore, rekrutimin dhe mbajtjen e stafit të kualifikuar, motivimin e punonjësve, si dhe forcimin e praktikave moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore. Pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe praktika nga bashkitë e tyre, duke evidentuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të eksperiencave për të përmirësuar funksionimin e administratës vendore.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe hartimit të planit të punës së Forumit për tre vitet e ardhshme, me synimin për të përcaktuar prioritetet strategjike, për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe për të mbështetur zhvillimin e politikave dhe praktikave që kontribuojnë në një administratë vendore më profesionale, më efikase dhe më të orientuar drejt qytetarit.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe mbështetur nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Evropën Juglindore (NALAS).





