
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH
Adelina Farrici prezantoi zhvillimet më të fundit të Reform Agenda në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të qeverisjes vendore në zbatimin e reformave që mbështesin procesin e integrimit evropian. U nënvizua se bashkitë luajnë një rol kyç në forcimin e mirëqeverisjes, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

