
Në fokus grupet morën pjesë përfaqësues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), institucioneve vendore, Policisë së Shtetit, sektorit shëndetësor dhe arsimor, organizatave të shoqërisë civile, AKPA-së, qendrave të shërbimeve sociale, si edhe gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës, të cilat ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre. Gjithashtu, u zhvilluan takime konsultuese me drejtuesit e bashkive dhe strukturat përgjegjëse për shërbimet sociale dhe barazinë gjinore.