Kuadri i ardhshëm Financiar Shumëvjeçar i Bashkimit Evropian, prezantohen vizione dhe prioritete të instrumentit të ri Global Europe

🤝 Takim konstruktiv me znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, në kuadër të konsultimeve për Kuadrin e ardhshëm Financiar Shumëvjeçar të Bashkimit Evropian (MFF) dhe programimin e mbështetjes së BE-së për periudhën 2028–2031.
🇪🇺 Gjatë takimit, përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së prezantuan vizionin dhe prioritetet e instrumentit të ri Global Europe, duke vënë theksin te mbështetja e reformave, qeverisja e mirë, zhvillimi i qëndrueshëm, rritja e konkurrueshmërisë, tranzicioni i gjelbër dhe digjital, si dhe forcimi i partneritetit me aktorët vendorë. Gjithashtu, u prezantua procesi i konsultimeve që do të shërbejë për përcaktimin e prioriteteve të financimit të BE-së për Shqipërinë në periudhën 2028–2031.
🏛️ Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Zj.Adelina Farrici nënvizoi rëndësinë e përfshirjes aktive të pushtetit vendor në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave, duke theksuar se bashkitë janë partnerë kyç në procesin e integrimit evropian dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Gjithashtu, u theksua nevoja për forcimin e kapaciteteve të bashkive, avancimin e decentralizimit fiskal, transformimin digjital të shërbimeve publike dhe rritjen e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
🌍 NAMA mbetet e angazhuar të kontribuojë në një dialog të hapur dhe partneritet të qëndrueshëm me institucionet kombëtare dhe partnerët evropianë, duke siguruar që zëri i qeverisjes vendore të jetë pjesë e proceseve vendimmarrëse që lidhen me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
keyboard_arrow_up