Forumi i Burimeve Njerëzore diskuton rekomandimet për forcimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në bashki

👥 Forumi i Burimeve Njerëzore diskuton rekomandimet për forcimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në bashki!
📍 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi mbledhjen e Bordit Drejtues të Forumit të Burimeve Njerëzore, e fokusuar në diskutimin e rekomandimeve përfundimtare për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në njësitë e vetëqeverisjes vendore.
💬 Gjatë takimit u trajtuan rekomandimet që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale të bashkive, përmirësimin e praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.
🤝 Forumi i Burimeve Njerëzore luan një rol të rëndësishëm si platformë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet bashkive, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe zgjidhjeve të përbashkëta për zhvillimin e administratës vendore.
🗂️ Anëtarët e Bordit diskutuan gjithashtu prioritetet dhe planin e punës së Forumit për periudhën në vijim.
🌍 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation dhe mbështetur nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Evropën Juglindore (NALAS).
keyboard_arrow_up