
Takim me Kryesinë e Forumit Social!
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi takim online me Kryesinë e Forumit Social, në fokus të të cilit ishte prezantimi dhe diskutimi i materialeve të përgatitura për forcimin dhe përmirësimin e shërbimeve sociale në nivel vendor, ku u diskutua:

Draft Manuali për Supervizimin Profesional, i zhvilluar në kontekstin e ofrimit dhe zhvillimit të shërbimeve sociale nga bashkitë;

Manuali për Menaxhimin e Rasteve Emergjente të Fëmijëve dhe Grave në Risk, ku janë reflektuar sugjerimet e diskutuara lidhur me bazën ligjore dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, vlerësimin e riskut, kujdesin e informuar nga trauma, si dhe formatet përkatëse të përfshira në anekse.

Takimi shërbeu gjithashtu si një hap i rëndësishëm konsultimi me përfaqësuesit e Forumit Social, duke mundësuar shkëmbimin e mendimeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm të materialeve dhe përshtatjen e tyre me nevojat konkrete të bashkive.

Ky aktivitet u realizua nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me NALAS dhe mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) .