SHKBSH pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të Kuvendit të Shqipërisë

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë mori dje pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me shqyrtimin në parim të projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Në këtë kuadër, Shoqata ndau përvojën e saj në mbështetje të bashkive dhe përcolli rëndësinë e marrjes në konsideratë të nevojave e veçorive të njësive vendore, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe të një komunikimi gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët vendor deri në finalizimin e këtij procesi.

keyboard_arrow_up