Projekti LORAI, drejtoresha ekzekutive e SHKBSH prezanton zhvillimet më të fundit të Reform Agenda në Shqipëri

✅Morëm pjesë sot në takimin periodik të progresit të projektit LORAI (Local and Regional Authorities’ Initiative), organizuar nga Njësia e Partneriteteve Institucionale e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
🌐 Takimi mblodhi përfaqësues Këshillit të Evropës, NALAS, CEMR dhe shoqatave të qeverisjes vendore nga Ballkani Perëndimor, duke shërbyer si një platformë për shkëmbimin e informacionit mbi aktivitetet në zhvillim, diskutimin e sfidave aktuale dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm të projektit.
🎤 Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH Adelina Farrici prezantoi zhvillimet më të fundit të Reform Agenda në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të qeverisjes vendore në zbatimin e reformave që mbështesin procesin e integrimit evropian. U nënvizua se bashkitë luajnë një rol kyç në forcimin e mirëqeverisjes, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. 🇦🇱🇪🇺
📊 Gjithashtu, u prezantua puna e SHKBSH në kuadër të projektit LORAI, me fokus në procesin e mbledhjes së të dhënave përmes pyetësorëve dhe intervistave me përfaqësues të nivelit të lartë të pushtetit vendor. 📝🏛️
💡 Projekti LORAI mbetet një nismë me rëndësi të veçantë për fuqizimin e shoqatave të qeverisjes vendore në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe forcimin e rolit të pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian. 🌍🤝
✅ SHKBSH mbetet e angazhuar për të përfaqësuar interesat e bashkive shqiptare dhe për të kontribuar aktivisht në iniciativa që forcojnë qeverisjen vendore dhe përshpejtojnë rrugëtimin evropian të vendit. 🇦🇱✨
keyboard_arrow_up