Takime konsultuese në Shkodër dhe Durrës për forcimin e mekanizmave vendorë të mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore

🤝 Takime konsultuese në Shkodër dhe Durrës për forcimin e mekanizmave vendorë të mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore
📍Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në partneritet me Barazi Në Vendimmarrje, @SEH – Qëndra Strehëza Edlira Haxhiymeri, Bashkia Durres dhe Bashkia Shkodër, zhvilloi fokus grupe dhe takime konsultuese në këto bashki në kuadër të aktivitetit “Municipal Needs Assessment and Service Gap Analysis”, pjesë e projektit “Safe Together Albania: Women Alliances Leading the Way in Survivor Protection”.
👉Ky projekt financohet nga Programi CERV (Citizens, Equality, Rights and Values) i Bashkimit Evropian dhe synon të forcojë mekanizmat vendorë të mbrojtjes, referimit dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
🔹Në fokus grupet morën pjesë përfaqësues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), institucioneve vendore, Policisë së Shtetit, sektorit shëndetësor dhe arsimor, organizatave të shoqërisë civile, AKPA-së, qendrave të shërbimeve sociale, si edhe gra dhe vajza të mbijetuara të dhunës, të cilat ndanë përvojat dhe rekomandimet e tyre. Gjithashtu, u zhvilluan takime konsultuese me drejtuesit e bashkive dhe strukturat përgjegjëse për shërbimet sociale dhe barazinë gjinore.
📝 Gjetjet dhe rekomandimet e mbledhura do të shërbejnë për identifikimin e boshllëqeve në shërbimet ekzistuese dhe hartimin e rekomandimeve konkrete për forcimin e sistemit vendor të mbrojtjes, referimit dhe mbështetjes për gratë dhe vajzat e mbijetuara të dhunës.
keyboard_arrow_up