Takim në Pogradec, përfaqësues të BE dhe SHKBSH prezantojnë objektivat e projektit dhe mundësitë e reja të financimit

📍 Pogradec | EU4Municipalities vijon takimet informuese me bashkitë! 🇦🇱 🇪🇺✨

Pas takimit të parë në Malësinë e Madhe, sesionet informuese për thirrjen e parë të granteve të projektit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities) – Faza 2 vijuan në Pogradec.

Takimi u hap nga z. Ilir Xhakolli, Kryetar i Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare), i cili përshëndeti partnerët dhe vlerësoi rëndësinë e nismës për bashkitë dhe zhvillimin e komuniteteve vendore.

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, GIZ, NALAS dhe SHKBSH-së prezantuan objektivat e projektit dhe mundësitë e reja të financimit për bashkitë.

💶 Përmes granteve të EU4Municipalities do të vihen në dispozicion 6 milionë euro për të mbështetur ide konkrete, për të forcuar qeverisjen vendore dhe për të kontribuar në komunitete më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, më pranë standardeve evropiane.

Drejtore Ekzekutive e SHKBSH-së, zj. Adelina Farrici theksoi se pjesëmarrja e SHKBSH-së në #EU4Municipalities për herë të dytë riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur bashkitë shqiptare në forcimin e kapaciteteve, nxitjen e iniciativave vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Faleminderit Bashkisë Pogradec dhe të gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, interesin dhe angazhimin! 👏

Projekti #EU4Municipalities zbatohet nga GIZ Albania, #NALAS, #SHKBSH dhe #KDZ, me financimin e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

#BEpërBashkitë #EU4Municipalities #Faza2 #PushtetiVendor #Grante #zhvillimvendor

keyboard_arrow_up