📢 Takimi përmbyllës i Projektit “Fuqizimi i ShKBSh”!
Gjatë vitit 2026, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane dhe NALAS, ShKBSh punoi për forcimin e strukturave të Shoqatës dhe avancimin e decentralizimit.
Në këtë takim përmbyllës prezantuam:
📊 Në bashkëpunim me MFE analizën e financimit të arsimit parauniversitar vendor, me fokus në 5 bashki pilote dhe krahasime me praktikat europiane.
🤝 Praktika të mira të bashkëpunimit ndërbashkiak nga Korça, Pogradeci, Maliqi dhe Shkodra.
Faleminderit të gjithë partnerëve dhe bashkive për kontributin dhe angazhimin për një qeverisje vendore më të fortë dhe efikase! 🏛️
#ShKBSh #QeverisjaVendore #Bashkëpunim #ArsimiVendor #NALAS #AmbasadaZvicerane





