📌 Në Këshillin Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore
Në mbledhjen e djeshme diskutuam disa projektakte të rëndësishme për pushtetin vendor, ndër të cilat ato për Prefektin e Qarkut, Shoqërinë Shtetërore të Pyjeve, strehimin social, punësimin dhe sektorin minerar.
🤝 Vlerësojmë pozitivisht faktin që rekomandimet e Shoqatës Kombëtare të Bashkive janë marrë në konsideratë dhe janë reflektuar në aktet e rishikuara, veçanërisht në projektaktet për Prefektin e Qarkut dhe Shoqërinë Shtetërore të Pyjeve
Bashkëpunimi dhe dialogu i vazhdueshëm mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore janë thelbësorë për hartimin e politikave dhe akteve që i përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve. Marrja në konsideratë e propozimeve nga bashkite e bën procesin e konsultimit më të dobishëm dhe më konkret.
Do të vijojmë të kontribuojmë me propozime dhe rekomandime që synojnë forcimin e rolit të bashkive dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.





