Armando Subashi lindi në Fier, më 26 maj 1971. Arsimin 8 vjecar e ka kryer në shkollën “Andon Xoxa” dhe arsimin e mesëm, në shkollën e mesme të përgjithshme “Perikli Ikonomi”.
Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore: Mallakastër dhe Fier, ku ka ushtruar njëkohësisht edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u zgjodh për herë të parë deputet i Qarkut Fier, duke u pasuar edhe me mandatin e dytë në vitin 2013, mandat të cilin e la në vitin 2015, kur shpalli kandidaturën për Kryetar Bashkie, Fier.
Gjatë kësaj kohe ka qenë anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Si një jurist me eksperiencë ka patur ndikim, përfshirje profesionale në trajtimin e përmirësimin e kuadrit ligjor gjatë procesit të hartimit të ligjit, nr.115, “Për ndarjen administrative të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Nga 22 korriku i vitit 2015, drejton me sukses Bashkinë Fier.
Armando Subashi vlerësohet si një nga politikanët dhe administratorët më cilësorë të vendit.
Neni 165, 166 Kodi Zgjedhor 159511.pdf
LIGJI_139_2015_PER_VETEQEVERISJEN_VENDORE1.pdf
Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi është objekt i Deklarimit të Pasurisë. http://www.hidaa.gov.al/subjektet-deklarues/






