Qarku Berat

Bashkia

Kucove

Kreshnik Hajdari
160 km2
55293

Web

Berat

Bashkia

Kucove

160 km2
55293

Web

Kreshnik Hajdari

Kuçova kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Belsh, në lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Berat dhe në perëndim me bashkinë Ura Vajgurore. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Kuçovës. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 31.262 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 55.293 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 160.23 km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 31 fshatra. Bazuar në ndarjen e re administrativo-territoriale, qyteti i Kuçovës bashkohet me tre komuna, duke kombinuar resurset e tij deri me tash të bazuara kryesisht tek nafta, me sektorin bujqësor të këtyre zonave rurale. Burimi kryesor i Kuçovës vazhdon të mbetet nafta dhe gazi. Pasuria natyrore e naftës dhe gazit në këtë zonë, vazhdon të konsiderohet ende e lartë.

keyboard_arrow_up