Qarku Elbasan

Bashkia

Peqin

Bukurosh Maçi
179 km2
38900

Web

Elbasan

Bashkia

Peqin

179 km2
38900

Web

Bukurosh Maçi

Peqini kufizohet në veri me bashkinë Tiranë, në lindje me bashkinë Elbasan, në jug-lindje me bashkinë Cërrik, në jug-perëndim me bashkinë Lushnje dhe në jug me bashkinë Belsh. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Peqinit. Sipas Censusit të vitit 2011, Peqini ka një popullsi prej 26.136 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 38.900 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 197.79 km2 me një densitet prej 196.67 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 50 fshatra. Bashkia e re e Peqinit shtrihet përgjatë rrugës së vjetër Egnatia, ndërsa kalaja Klaudiana në qendër të qytetit është dëshmi e lashtësisë së këtij vendbanimi. Qyteti dhe të 50 fshatrat e kësaj bashkie shtrihen në një zonë fushore dhe kodrinore. Banorët e bashkisë së Peqinit janë të orientuar ndaj bujqësisë dhe vreshtarisë, por edhe mbarështimit të shpendëve. Kultivimi i ullinjve, i perimeve të serave dhe i produkteve të tjera bujqësore janë gjithashtu karakteristikë e zonës.Peqini është i njohur për rritjen e gjelit të detit, mjaft i kërkuar në të gjithë Shqipërinë në kohë festash si dhe për sportin e ndeshjeve me gjela. Bizneset janë kryesisht të përqendruar në shërbime, ndërkohë që në Peqin janë ngritur edhe disa punishte për vajin e ullirit.

keyboard_arrow_up