Qarku Korçë

Bashkia

Pustec

Pali Kolefski
198 km2
5191

Web

Korçë

Bashkia

Pustec

198 km2
5191

Web

Pali Kolefski

Pusteci kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veri dhe lindje me Republikën e Maqedonisë. Kryeqendra e bashkisë së re është fshati i Pustecit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 3.290 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 5.191 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 198.68 km2. Kjo bashki përbëhet nga 1 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj 9 fshatra. Kjo bashki popullohet nga minoriteti maqedonas. Pusteci është një zonë e favorshme për zhvillimin e turizmit veror. Mikroklima e pasur, liqeni i Prespës, pamjet e bukura panoramike me një ndërthurje harmonike të peizazhit, gatimet tradicionale, ndërtesat e vjetra buzë liqenit të Prespës nga shekujt 13 dhe 14, si dhe ishulli i Maligradit janë atraksionet kryesore të kësaj. Liqeni i Prespës, përveç bukurisë natyrore që ofron, shquhet dhe për florën dhe faunën e pasur.

keyboard_arrow_up