Qarku Gjirokastër

Bashkia

Tepelene

Tërmet Peçi
431 km2
16371

Web

Gjirokastër

Bashkia

Tepelene

431 km2
16371

Web

Tërmet Peçi

Tepelena kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Tepelenës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 8.949 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 16.371 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 431.24 km2 me një densitet prej 37.96 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 24 fshatra. Bashkia e Tepelenës zgjerohet me disa zona rurale, të cilat merren kryesisht me blegtori. Shërbimet e vogla tregtare dhe mbledhja e bimëve medicinale sigurojnë pak të ardhura për familjet. Një nga projektet më të rëndësishme është ai i qendrës së qytetit të Tepelenës, ku synohet edhe rivitalizimi i kalasë së Ali Pashës në funksion të nxitjes së turizmit. Kjo kala, por edhe pasuri të tjera si kanioni i Bënçës, ura e Beçishtit apo Uji i Ftohtë mund të shërbejnë për nxitjen e turizmit kulturor dhe natyror.

keyboard_arrow_up