Qarku Tiranë

Bashkia

Vore

Blerim Shera
82 km2
36230

Web

Tiranë

Bashkia

Vore

82 km2
36230

Web

Blerim Shera

Blerim Shera ka lindur në Tiranë më datë 09.03.1984
Z.Shera ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në fakultetin e Shkencave Sociale, në fushën Filozofi Sociologji. Ai ka kryer disa specializime dhe mban titullin “Master Profesional” në profilet, “Psikolog në institucione”, “Drejtim dhe Administrim Arsimi”. Më pas ka ndjekur ciklin e studimeve të doktoraturës në Universitetin e Tiranës.
Fokusi tij i hulumtimit ka qenë kryesisht në fushat e politikave sociale, duke shërbyer nga viti 2008-2022 si punonjës psikosocial në disa shkolla të Bashkisë Vorë. Ai ka ndjekur shumë trajnime, duke zotëruar eksperiencë kryesisht në grupet teknike ndërsektoriale, në trajtimin psikosocial dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Blerim Shera është i martuar dhe prind i një djali. Familja e tij është shumë e lidhur me qytetin e Vorës, prindërit e tij kanë qenë arsimtarë me një kontribut të rëndësishëm në arsim dhe me konsiderata të larta në komunitet.
Më 6 Mars 2022, Blerim Shera u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vorë.

keyboard_arrow_up