Projekti “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”, SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e mbështetjes logjistike

FTESË PËR OFERTË
Emri: Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë (SHKBSH)
Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë
E-mail: [email protected]
Afati i dorëzimit të ofertës: 10.04.2026
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë po zbaton projektin “Empowering Municipalities for
Transparent CSO Grants” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin
Prendimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i
Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e
mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e
shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij aktiviteti SHKBSH
fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e mbështetjes logjistike, që përfshin:
sallë trajnimi me kapacitet të paktën për 13 persona, akomodim hoteli, pushim kafe dhe
drekë, si dhe pajisje audiovizive, me qëllim realizimin e takimit në Gjirokastër. Aktiviteti do
të zhvillohet më datë 22-23 prill 2026.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e
përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 10.04.2026, në adresën e e-mailit: [email protected]
ose në adresën postare: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë.
Specifikimet Teknike: Shërbime Logjistike për Organizimin e Trajnimit mbi
Metodologjinë LOD
Projekti: “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”. Për këtë projekt,
SHKBSH do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe shërbimet, në përputhje me
përshkrimet e detajuara në tabelën më poshtë:
_____________________________________________________________________________________
Nr Përshkrimi i mallit/
shërbimit
Çmimi/njësi
PA TVSH
Çmimi/njësi
Me TVSH
1
Sallë takimi me kapacitet 13
pjesmarrës për 2 ditë si dhe
pajisje logjistike (projektor
etj)
2
3 pushim kafeje për 13
pjesmarrës (kafe+ujë+biskota)
3
Drekë për 13 persona *2 ditë,
set menu
4
Darkë për 3 persona datë
21.04.2026
5
Darkë për 13 persona datë
22.04.2026
6
Dhomë hoteli për 3 persona
check in 21.04.2026- check
out 23.04.2026
7
Dhome hoteli per 4 persona
check in 22.04.2026 check out
23.04.2026
TOTAL
Specifikime të përgjithshme teknike:
Salla duhet të jetë e organizuar në formatin U shape, duke siguruar kushte të përshtatshme për
sistemimin dhe komoditetin e pjesëmarrësve. Ajo duhet të jetë e pajisur me projektor, ekran,
mikrofona dhe sistem audio/sound funksional. Ambienti duhet të garantojë furnizim të
pandërprerë me energji elektrike dhe të jetë i pajisur me sistem kondicionimi. Shërbimi duhet
të ofrohet në mënyrë cilësore dhe në momentet e kërkuara.
Dreka për 17 pjesëmarrës do të ofrohet në ambientet e subjektit, në një hapësirë të ndryshme
nga salla ku zhvillohet aktiviteti. Lutemi të na paraqisni disa opsione menuje për shqyrtim dhe
përzgjedhje, duke specifikuar përbërjen e secilës menu..
Ofrimi i këtij shërbimi kërkohet gjatë datave 15-17 prill 2026.
_____________________________________________________________________________________
Kushte të përgjithshme:
1) Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie
shërbimet e kërkuara;
2) Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Tiranë.
3) Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës
info@shkb,al brenda datës 10.03.2026 ose në adresën postare Rr. “Ibrahim Rugova”,
Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë. Nuk pranohen ofertat dorazi.
4) Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të
faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu
ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të
identifikohet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
1) Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para dorëzimit të
ofertës;
2) Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër. Në rastin e menuve të ofruara nga
lokali, të dorëzohet menuja e propozuar;
3) Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas
ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Ftesë për Ofertë

Ofertë Financiare

keyboard_arrow_up