Promovimi i pjesëmarrjes socioekonomike të grave nga grupet vulnerabël dhe të rinjve dhe fëmijëve në rrezik do të thotë të sigurohet që ato të kenë akses të barabartë në mundësitë e punësimit, zhvillimin e aftësive, shërbimet sociale dhe jetën në komunitet. Në nivel lokal, bashkitë luajnë një rol kyç në adresimin e këtyre pengesave duke zhvilluar shërbime që nxisin përfshirjen, rrisin aksesin në mundësi dhe u mundësojnë këtyre grupeve të marrin pjesë aktive në zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve të tyre.
Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS), së bashku me shoqatën e saj anëtare të qeverisjes lokale, Shoqata Kombëtare e Bashkive në Shqipëri (NAMA), shpall këtë Thirrje për Aplikime për bashkitë e interesuara për të marrë pjesë në “Programin e Fuqizimit të Bashkive për të Përmirësuar Pjesëmarrjen Socioekonomike të Grave nga Grupet e Cenueshme dhe të Rinjve dhe Fëmijëve në Rrezik”.
Bashkitë e interesuara ftohen të njihen më shumë me Thirrjen duke konsultuar Përmbledhjen e Thirrjes Publike bashkëlidhur në këtë faqe. Për informacione më të detajuara mbi Thirrjen dhe procesin e aplikimit, ju lutemi referojuni dokumenteve të bashkëngjitura: Thirrja për Aplikime dhe Formulari i Aplikimit.
Thirrja është e hapur nga 8 deri më 26 qershor 2026.
Për të mbështetur bashkitë e interesuara, do të organizohen sesione shtesë informuese online më 17 qershor 2026 dhe 23 qershor 2026, ku do të ofrohen sqarime lidhur me Thirrjen.
Programi i Kapaciteteve është organizuar në kuadër të projektit “Urat e Përfshirjes”, të zbatuar nga NALAS dhe shoqatat e saj anëtare nga Ballkani Perëndimor në kuadër të projektit rajonal “Fuqizimi i Pjesëmarrjes Socioekonomike në Bashkitë në Ballkanin Perëndimor” (SPARK), të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
NAMA_Formulari i Aplikimit_Bridges_of_Inclusion_2026.06_
Përmbledhje e thirrjes së hapur





