SHKB në bashkëpunim me NALAS e-Academy në kuadër të projektit “Bashkëpunimi rajonal për përfshirje më të mirë sociale në nivel lokal” i zbatuar nga NALAS në bashkëpunim me GIZ midis 05 Qershor – 02Korrik 2023 do të zhvillojnë online kursin me temë “Hartëzimin Social LNOB dhe Politikbërja e bazuar në Dëshmi”.
Hartëzimi Social LNOB është një metodë e përdorur nga punonjësit socialë dhe profesionistët e qeverisjes vendore për të mbledhur të dhëna për nevojat e grupeve të ndryshme të synuara LNOB (grupet e pafavorizuara) dhe për të identifikuar disponueshmërinë dhe aksesin e burimeve socio-ekonomike në komunitet përmes të cilave profesionistët e qeverisjes vendore do të ishin në gjendje të identifikonin mangësitë dhe të propozonin zgjidhjet e duhura.
Ky kurs është i ndërtuar për:
– Përfaqësuesit e administratës së pushtetit vendor përgjegjës për çështjet e mbrojtjes sociale,
– Vendimmarrësit vendorë, si dhe
– Ekspertë që punojnë me kërkime dhe analiza sociale (organizata të shoqërisë civile, kompani konsulence dhe ekspertë) që mund të ofrojnë mbështetje për profesionistët e qeverisjes vendore në kryerjen e hartës sociale dhe politikëbërjes LNOB.
Gjatë katër javëve do të trajtohen modulet e mëposhtme:
• Moduli 1: Hyrje në konceptet kryesore: Menaxhimi i diversitetit, Barazia Gjinore, Përfshirja Sociale, Politikat Gjithëpërfshirëse, Axhenda 2030 dhe SDGs, parimi Askush të mos mbetet pas (LNOB) dhe Harta Sociale,
• Moduli 2: Metodologjia e Hartës Sociale LNOB,
• Moduli 3: Zhvillimi i Raporteve të Hartave Sociale dhe
• Moduli 4: Vendimmarrja e bazuar në prova.
Në fund të kursit, ju do të jeni në gjendje të kuptoni procesin e bërjes së politikave të bazuara në dëshmi duke përdorur të dhënat e marra nga harta sociale LNOB.
Ky kurs është i disponueshëm në gjuhën Shqipe.
Për të shprehur interesin për kursin, ju lutemi kontaktoni në adresën:[email protected] aplikimet mbyllen në datën 31 Maj 2023.




